QKUK - Foto: Atdhe Mulla

Vdes 20-Vjeçari që u Aksidentua të Shtunën

Policia në Mitrovicë njofton se sot në mëngjes ka pranuar informatën se ka ndërruar jetë personi i aksidentuar V.V., mashkull, 20 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK.

Sipas Avni Zahitit, zyrtar për informim i Policisë në Mitrovicë, viktima ka qenë i lënduar në aksidentin e trafikut të ndodhur më 30 shtator 2017, në rr. ‘Driton Veliu’ në Mitrovicë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.