Foto: Ilustrim

Vdes 14 Vjeçari Pasi Vetë-Aksidentohet me Traktor

Një 14 vjeçar ka humbur jetën ndërsa babai i tij ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetë-aksidenti me traktor.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Bllacë.

“Rreth orës 14:50 një djalë katërmbëdhjetë vjeç ka humbur kontrollin e traktorit të cilin po e drejtonte, duke goditur një shtyllë e cila më pas i është përmbysur këtij të fundit”, thuhet në njoftim.

14 vjeçari nga vetë aksidenti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse ndërsa babai i tij ka marrë lëndime trupore.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar.