Foto: Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në pyllin e një fshati të Gjilanit

Në fshatin Kokaj të komunës së Gjilanit është raportuar se viktima mashkull i komunitetit shqiptar është gjetur pa shenja jete në pyll.

Sipas raportit të Policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me tetë copë fishekë dhe një gëzhojë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.