Vdekje e Dyshimtë në Mramor të Prishtinës

Një burrë me inicialet I.G është gjetur i vdekur në fshatin Mramor.

Sipas policisë bëhet fjalë për një burrë 55 vjeçar i cili u gjend pa shenja jete rreth orës 8 të mëngjesit.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti.,

“Bëhet fjale per viktimen I.G. 55 vjec, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion dhe rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë.”, tha Ahmeti