Vdekje e Dyshimtë e Nxënësit Nga Suhareka

Drejtoria e Policisë Rajonale të Prizrenit njofton se një nxënës i Gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë ka vdekur në rrethana të dyshimta.

NDËRLIDHUR

“Sot, rreth orës 17:55 minuta, një nxënës i Gjimnazit ”Jeta e Re” në Suharekë, përderisa ka qenë në orë të mësimit nuk është ndier mirë me shëndet dhe me ndihmën e një shoku, në këmbë kanë shkuar në Shtëpinë e Shëndetit ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe me urgjencë është nisur për në Spitalin Rajonal në Prizren. Pas pak, një mjek nga spitali ka konfirmuar vdekjen. Policia e ka iniciuar rastin si vdekje e dyshimtë“, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu Policia njofton se është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi

09 Shkurt 2018 - 21:00

21Media 09/02/2018 - 21:00
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight