Vdekja e Dy Qytetarëve Serbë, Reagon Qeveria

Vdekja e dy qytetarëve të nacionalitetit serb serbe në komunën e Obiliqit ka nxitur reagime edhe nga Qeveria e Kosovës, e cila kërkon nga organet e hetuesisë që të ndriçojnë vdekjen e tyre.

Nëpërmjet një komunikate për medie, Qeveria e Republikës së Kosovës shprehet e shqetësuar me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të dy qytetarëve në Babimoc të Obiliqit.

“Qeveria kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur. Po ashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se sonte në fshatin në Babimoc të Obiliqit në një shtëpi janë gjetur të vdekur dy persona të nacionalitetit serb.

“Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimave, ndërsa njësitet policore janë në vend ngjarje duke u marrë me rastin”, kanë thënë zyrtarë nga Policia e Kosovës.