Policia ka rrethuar zonën para fillimit të gërmimeve - Foto: KALLXO.com

Vazhdon Kërkimi i Varrezës Masive Prapa Rektoratit

Gërmimet në kërkim të mbetjeve mortore të viktimave të luftës së fundit kanë vazhduar edhe sot në hapësirën prapa rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Pas disa ditë ndërprerjeje, aksioni i gërmimit sot po vazhdon në lokacionin e tretë.

Policia e ka rrethuar me shirita zonën dhe punëtorët kanë nisur punët me prerjen e rrugës së shtruar me kubëza betoni, që gjendet në mes të rektoratit dhe kishës ortodokse që është ndërtuar në kampusin universitar.

Gërmimet kanë nisur më 13 korrik dhe në dy lokacionet e para sipas prokurorit të rastit, Elez Blakaj, nuk është gjetur asnjë mbetje mortore.

Prokurori Blakaj tha se gërmimet do të vazhdojnë edhe nesër në të njëjtin vend. “Po besojmë që ditën e nesërme kanë me përfundu punimet siç është e paraparë në urdhëresën e Prokurorisë Speciale. Nesër prapë vazhdojnë gërmimet në të njejtën pikë”, tha Blakaj.

http://kallxo.com/tri-vende-te-dyshuara-per-varreze-masive-ne-kampusin-e-se/

KALLXO.com ka raportuar për fillimin e gërmimeve në njërën anë të kishës që nisën me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe vazhdimin e kërkimit të varrezës masive në anën tjetër të kishës.

http://kallxo.com/germohet-lokacioni-dyte-afer-kishes-ortodokse/