Vazhdon Gjykimi ndaj Ferdije Zhushit, Basri e Armend Mujës

Gjykimi ndaj ish-zyrtarëve të agjencisë së akreditimit Basri Muja e Ferdije Zhushi si dhe Armend Mujës do të vazhdojë sot.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet që ish-zyrtarëve të Agjencisë së Akreditimit, Basri Muja e Ferdije Zhushi, si dhe Armend Muja ta japin mbrojtjen.

Kujtojmë se gjatë seancës së kaluar ishte bërë administrimi i provave të propozuara në aktakuzë si dhe mbrojtësit dhe vetë të akuzuarit kishin rastin që të propozonin prova të reja për administrim në lidhje me të cilat trupi gjykues do të vendos në seancën e sotme.

http://kallxo.com/e-akuzuara-zhushi-kerkon-te-administrohen-si-prove-sms-te-kercenuese/

Në këtë proces gjyqësor Basri Muja dhe Ferdije Zhushi ngarkohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje dhe në vazhdim dhe për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerjeje.

Ndërsa Armend Muja akuzohet për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje.

Në kohën për të cilën akuzohen, Basri Muja ishte drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ndërsa Ferdije Zhushi zyrtare e kësaj agjencie.

Ferdije Zhushi-Etemi që ishte kryetare e Bordit të Agjencisë Kosovare për Akreditim dha dorëheqje nga kjo pozitë në shtator të vitit 2015, pak ditë pasi ndaj saj u ngrit aktakuza.

Ajo bashkë me Armend Mujën, një ish-punonjës në UNDP u arrestuan në nëntor të vitit 2014.

Për këtë rast i akuzuar ishte edhe Naim Braha që ngarkohej për dhënie të ryshfetit, por Brahës i është vjetërsuar lënda.

KALLXO.com ka shkruar në vazhdimësi për këtë proces gjyqësor.