Vazhdon Dëshmia e të Dëmtuarve në Procesin Kundër Policëve

Në procesin gjyqësor kundër 11 policëve të akuzuar nga Prokuroria e EULEX-it për ndalimin dhe më pas keqtrajtimin e shoqëruesve të ish-ministrit të Serbisë për Kosovën Aleksandar Vulin edhe sot po dëshmon njëri nga të dëmtuarit.

Dëshminë është duke e dhënë Ivan Simiq.

Vulin vizitoi Graçanicën më shtatë janar 2013, ndërsa policët akuzohen për maltretimin e shoqëruesve të tij.

Në dëshminë e tyre, disa nga personat që në këtë proces janë palë e dëmtuar kanë mohuar se kryenin sigurimin e ministrit Vulin, por kanë thënë se ishin në Graçanicë vetëm për rite fetare.

Në këtë proces gjyqësor për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ngarkohen Gani Konjuhi, Sabit Sadiku, Naim Durmishi, Sevdaim Abdullahu, Nexhmedin Sahiti, Jeton Ramadani, Nexhat Shabani, Xhafer Hyseni, Visar Kerqeli, Zenel Salihu dhe Ilmi Rexhepi.