Betimi në Kuvend nga ish Qeveria Haradinaj | Foto: Atdhe Mulla

‘Vatra’ i Kërkon Haradinajt Luftim të Korrupsionit

Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeinistrit, Ramush Haradinaj ka pranuar urimet për zgjedhjen Kryeministër nga Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra”.

“Vatra” i ka kërkuar Haradinjt luftimin e korrupsionit.

“Vatra shpreson se lufta kundër korrupsionit, trafiqeve, papunësisë, do të jenë prioritete të qeverisë Haradinaj, pa lënë mënjanë problemet e mbartura, përfshirë dhe çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në urim.

“Vatra shpreson dhe uron që Qeveria e z. Haradinaj të forcojë lidhjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të rrisë bashkëpunimin me diasporën në botë, veçanërisht me atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të thithë investimet e huaja dhe të jetë efektive në rrugëtimin europian të Kosovës”, thuhet më tutje në urim.

“Vatra” dëshiron që Haradinaj ta nxjerrë vendin edhe nga kriza ekonomike.

“’Vatra’ uron që z. Haradinaj në krye të Qeverisë, me energjinë dhe besnikërinë e tij ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, të çojë përpara arritjet, ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, të forcojë institucionet dhe të konsolidojë shtetin ligjor”, thuhet në urim.

Haradinaj u zgjodh Kryeministër të shtunën e kaluar.