Me nderime shtetërore u varros ish-kryeministri Bajram Rexhepi - Foto: Facebook

Varroset ish-Kryeministri Bajram Rexhepi

Me nderime te larta shtetërore, qytetarë nga Mitrovica dhe Kosova, sot pasdite i dhanë lamtumirën e fundit kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi në varrezat e fshatit Shipol.

Kryetari i PDK-së Kadri Vesli me këtë rast tha sot janë këtu për t’u ndarë nga një njeri të madh si ish kryeministër.

“Kemi humbur njeriun i cili veshi uniformën e UÇK-së për shërimin e tyre si kirurg. Duhet të ndiqet ky shembull i Rexhepit për të çuar vendin përpara. Sa herë të flitet për emrin e tij do të flitet edhe për Mitrovicën. Nga sot Rexhepi është monument i shtetit të Kosovës”, tha Veseli.

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, tha në ceremoninë e varrimit se Bajram Rexhepin e ka njohur në kohërat më të vështira si mantel bardhë.

“Rexhepi ishte një njeri që ka dëshiruar lirinë dhe bashkimin e këtij vendi”, tha Bahtiri.

Ai shtoi se ndër atributet e tij Rexhepi ishte edhe njeri i unitetit, i cili bëri shumë për vendin. “Rexhepi e deshi Mitrovicën i ndihmoi edhe mitrovicasve si kirurg, për ushtarët e lirisë dhe qytetarët e saj”, tha kryetari i Mitrovicës.

Bahtiri propozoi që rruga nga liqeni akumulues t’i vihet emri ‘ Bajram Rexhepi’.

Ndryshe Bajram Rexhepi ka vdekur dje në një spital të Turqisë në moshën 63 vjeçare ndërsa presidenti Thaçi ditën e sotme e ka shpallur ditë zie. /21Media