Pamje nga ceremonia e varrimit të Armela Segashit - Foto: KALLXO.com

Varroset edhe Armela Segashi

Qindra qytetarë nga Podujeva dhe nga vise të tjera të Kosovës janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit edhe Armela Segashit, 14-vjeçja që u vra të premten në sulmin në Munich të Gjermanisë.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë edhe shumë personalitete të institucioneve lokale e qendrore dhe përfaqësues të partive politike.

Në mesin e të pranishmëve kanë qenë edhe familjarë të Dijamant Zabërgjes, 21-vjeçit që u vra po ashtu të premten në të njëjtin sulm të armatosur.

Në një fjalim rasti, ministri i Diasporës, Valon Murati, tha se ishte aty me bashkëpunëtorë për të përkrahur moralisht familjen e Armelës dhe për ta ndarë bashkërisht dhimbjen.

“Ne kemi diasporë të madhe dhe kur kjo ndodhi në Mynih e kisha një parandjenje të keqe dhe dora kriminele bëri që këta të rinj, Armelën e Dijamantin, t’i presim në këtë mënyrë. Fatkeqësisht Dijamantin e Armelën nuk i pritëm siç donim duke ju uruar mirëseardhje me moton “Ti je pjesë e Atdheut’. Ju kërkoj që të jeni të fortë në këtë dhimbje”, tha ministri para të pranishmëve.

Ndërsa, Arbnor Segashi, vëllai i Armelës, ka falënderuar të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kanë shprehur ngushëllime dhe i kanë qëndruar familjes afër në këto momente të rënda për të.

Varrimi i Armela Segashit 002 Varrimi i Armela Segashit 003

 

Viktima tjetër e sulmit të përgjakshëm në Munich – Dijamant Zabërgja u varros sot në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë.

http://kallxo.com/dijamantit-iu-dha-lamtumira-e-fundit/

Armela Segashi, Dijamant Zabërgja e Sabina Sulaj janë tre të rinjtë me origjinë nga Kosova që u vranë në sulmin e armatosur në një qendër tregtare në Munich të Gjermanisë.

Autor i këtij sulmi ishte një i ri gjerman me origjinë iraniane, i cili pasi vrau 9 persona dhe plagosi rreth njëzet të tjerë bëri vetëvrasje.

 

http://kallxo.com/se-paku-9-te-vrare-ne-munich/

Arkivolet me trupat e Dijamantit dhe Armelës janë sjellë mbrëmë në mesnatë në Kosovë.

http://kallxo.com/arrijne-ne-kosove-trupat-e-dijamantit-dhe-armeles/

Në shenjë nderimi për viktimat me origjinë nga Kosova, presidenti Hashim Thaçi kishte shpallur të dielën ditë zie në vend.

http://kallxo.com/e-diela-dite-zie-ne-kosove/