Valdete Daka më Pak Para të Gatshme

Valdete Daka, gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerën prej 155 mijë e 798 eurove.

Sipas deklarimit të saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit pasuria e luajtshme- vetura ka vlerën 12.700 euro.

Të hyrat vjetore të Dakës, bashkëshortit dhe fëmijëve sipas deklarimit të pasurisë  janë 40136 euro.

Para të gatshme Daka ka deklaruar se ka 17400 euro, derisa  një vit më parë para të gatshme ajo kishte deklaruar 47500 euro.