Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Vajza Sulmon Nënën në Prishtinë

Policia në raportin njëzet e katër orësh njofton për sulmin që një vajzë i bëri nënës së saj në Prishtinë.

Sipas policisë, sulmi fizik ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

Policia njofton se e sulmuara ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarës për sulm i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimishte për raste të dhunës në familje në Kosovë.