FOTO ILUSTRIM

Vajza Sulmon e Kanos Nënën me Thikë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një femër nga Podujeva, pasi ajo e ka sulmuar dhe e ka kanosur nënën  e saj me thikë.

Siç njofton Policia, e dyshuara femër, një ditë më parë e ka sulmuar nënën e saj, ndërsa një ditë pas e ka kanosur me thikë.

“Podujevë, 25.07.2017-16:00. Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje një ditë më herët ka sulmuar nënën e saj, viktimën femër K-Shqiptare, ndërsa sot e ka kanosur me një thikë. Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur disa incidente kriminale.