Uta Ibrahimi | Foto: Facebook

Uta Ibrahimi ‘Zbret’ në Prishtinë

Uta Ibrahimi ka mbërritur në mbrëmje në Aeroportin e Prishtinës e pritur nga shumë njerëz që brohorisnin emrin e saj.

Ibrahimi u bë shqiptarja e parë e ngjitur në majën më të lartë në botë në Everest, pasi mbërriti aty më 22 maj.

“Po ndihem mirë që e kam ngjit majën po në të njëjtën kohë edhe mirë që jam kanë e para”, tha Ibrahimi duke treguar se vetëm një orë pas saj u ngjit edhe kosovarja tjetër Arineta Mula.

Ibrahimit i pëlqeu shumë pritja në Prishtinë.

“Po nihna shumë mirë, po nihma edhe ma mirë me krejt këtë mikpritje të njerëzve të mi dhe njerëzve tjerë, bjeshkatarëve, njerëzvë të familjes”, tha Ibrahimi në aeroport.

Fjalët e tij i tha edhe Xhimi Begeja inicuesit dhe financuesit të projektit “Femra Shqiptare në Himalaya”.

Begeja tha se “Everesti tregoi që bashkoi një komb”.

KALLXO.com shkroi për mbërritjen e Flutura Uta Ibrahimit në Everest më 22 maj.

http://kallxo.com/uta-ibrahimi-ne-kulmin-e-botes/

BIRN në mars të këtij viti publikoi intervistën e Uta Ibrahimit gjatë  përgatitjeve për ngjitjen në Everest.

Alpinistja Kosovare që Sfidon Stereotipet Gjinore