Uta Ibrahimi gjatë ekspeditës në Manasolus. Foto: Facebook

Uta Ibrahimi i Shton edhe 8,160 Metra në ‘Lartësinë’ e Saj

Alpinistja kosovare Uta Ibrahimi, ka pushtuar sot majën Manasolus në Nepal, të tetën në botë për nga lartësia prej 8,160 metrash.

Lajmin për pushimin e kësaj maje e ka bërë të ditur trajneri i saj Xhimi Begeja.

Ai tha se me këtë arritje, Uta Ibrahimi përsëri e ka shkruar historinë e alpinizmit duke u bërë alpinistja e parë që pushton da myaja të larta mbi 8 mijë metra brenda një viti.

Në maj të këtij viti, Ibrahimi kishte arritur që të ngjitej në majën 8,848 metërshe që është maja më e lartë të botës, Everest, në Himalaje.

“Personalisht si trajneri i saj emocinohem pa masë për këtë mrekulli të sportit të alpinizmit, sepse ajo (Uta) mori pjesë e vetme në një ekspeditë ndërkombëtare”, tha Begeja.

“Uta ka sakrifikuar dhe është stërvitur shumë këtë periudhë e cila iu shpërblye me realizimin me sukses të kësaj ngjitjeje po aq të vështirë sa e Everestit”, shtoi Xhimi Begeja.

Uta Ibrahimi gjatë ekspeditës në Manasolus. Foto: Facebook

Në qershor, uta Ibrahimi ka dhënë një intervistë në emisionin “Jeta në Kosovë” ku ka folur për ekspeditën e vet në Everest si dhe ka shpalosur xhirime të papublikuara më parë nga ngjitja në këtë maje.

Dy Ekstremet e Kosovës, Uta Ibrahimi e Lavdrim Muhaxheri