Alpinistja shqiptare, Uta Ibrahimi, rrugës për në majën më të lartë të botës - Foto: Facebook

Uta Ibrahimi në Kulmin e Botës

Mbërritjen e  saj në Everest e ka bërë publike kryetari i shoqatës së alpinistëve “Dajti Alpino Turistike”, Xhimi Begeja.

Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Begeja shkruan se Uta Ibrahimi rreth orës 05:05 të mëngjesit ka mposhtur majën e Everestit.

“Miq e dashamirës, alpiniste e bjeshkatare të mbare Trevave Shqiptare, sot ne te gdhire te dt 22 maj 2017 ora 05:05, ajo (Uta Ibrahimi) e mposhti Everestin, ku sot ai mori jetën e 4 alpinisteve nga bota. Ajo nuk u tërhoq nga moti keq ,por e gjunjëzoi malin vrasës me mësymjen e dyte. Ajo për 15 min e ka Boten nen këmbët e saj”, shkroi Begeja.

Everest është maja më e lartë në vargmalet e Himalajës dhe pika më e lartë mbidetare në botë. Ajo është e lartë 8.848 metra.

Nazmi Hasanramaj e Arineta Mula janë dy alpinistët e tjerë të cilët synojnë të arrijnë majën më të lartë të Everestit.

Në mars të këtij viti, BIRN publikoi intervistën e Uta Ibrahimit e cila ishte përgatitur për rreth 2 muaj në lidhje me ngjitjen e saj në malin Everest.

Alpinistja Kosovare që Sfidon Stereotipet Gjinore