Ushtria izraelite vret 3 palestinezë

Tanket izraelite kanë bombarduar caqet e një grupi militant palestinez të ashtuquajtur Xhihadi Islamik në Rripin e Gazës duke vrarë së paku tre pjesëtarë të grupit e plagosur disa të tjerë.

Sulmet u kryen pas disa javë protestash kufitare që nxitën reagimin e ushtrisë.

Vetë ushtria izraelite i konfirmoi sulmet, duke thënë se ato kanë shënjestruar një post vëzhgimi në përgjigje ndaj një bombe që ishte vendosur pranë gardhit kufitar gjatë natës.

Pamjet e publikuara në faqen e ushtrisë izraelite në Twitter treguan shpërthimin e sigurt të bombës.

Grupi Xhihadi Islamik operon nën udhëheqjen e Hamasit, grupit islamist që kontrollon Gazën që nga 2007-ta dhe deri tani ka udhëhequr tri luftëra kundër Izraelit.

Tensionet në kufi janë përshkallëzuar që nga fillimi më 30 mars i protestave masive palestineze, të cilat Izraeli i konsideron përpjekje për të militantëve për të kapërcyer kufirin dhe kryer sulme brenda territorit të tij.

Së paku 115 palestinezë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur që nga fillimi i këtyre trazirave./21Media