Pamje nga lansimi i fushatës për të drejtat e barabarta pronësore nga Misioni USAID - Foto: Facebook

USAID Lanson Fushatën për të Drejtat e Barabarta Pronësore

Në këtë eveniment u tha se USAID synon të përkrahë të drejtat e barabarta në pronë të qytetarëve të Kosovës.

Drejtori i Misionit të USAID në Kosovë James Hope tha se për të drejtat e barabarta në pronë duhet të flitet sa herë të ketë mundësi. “Ky program nuk është vetëm për ndryshime legjislative, është për të ndryshuar mendje dhe qëndrime apo edhe zakone”, tha ai.

Sipas tij ka ndryshime pozitive në këtë drejtim krahasuar me vitet e kaluara. “Përqindja e grave që kërkojnë të drejtën në pronë është rritur dyfish në dy vitet e fundit”, tha ai.

James Hopes tha po ashtu se megjithatë ka ende shumë për t’u bërë pasi që këto të dhëna nuk janë të mjaftueshme dhe duhet të vazhdohet për të bërë ndryshime.

Sipas tij ndryshimet në mënyrën e të menduarit vijnë edhe atëherë kur njerëzit shohin ndryshimet në komunitet.

Sipas drejtorit të USAID gratë e Kosovës janë të barabarta edhe në komunitet edhe në familje.

Në këtë ngjarje u prezantua edhe një video e shkurtër me porosi për të drejtat e barabarta të grave dhe burrave në gjuhën shqipe dhe në atë serbe.

Problemet e grave dhe vajzave rreth trashëgimisë në pronë janë trajtuar gjerësisht në emisionin “Drejtësia në Kosovë.

E Drejta e Gruas në Pronë dhe Ndryshimi i Ligjeve

Po ashtu, këto probleme janë trajtuar edhe në raportet e KALLXO.com nga seancat gjyqësore. Raportet për këto raste mund t’i gjeni në këtë link.

http://kallxo.com/zyrafete-huskaj-fiton-ne-gjyq-gjysmen-e-shtepise/

Ndërsa, në fillim të këtij viti BIRN ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës – Komisionit për Legjislacion rekomandimet e tyre lidhur me projektligjet që janë duke u proceduar në Kuvendin e Kosovës dhe gjithashtu po japin kontributin e tyre duke marrë pjesë aktive në grupet punuese dhe dëgjimet publike lidhur me këto projektligje.

http://kallxo.com/shoqeria-civile-ligji-te-mos-njohe-gjini/