Nga një seancë ku katër deputetët ishin në gjykatë | Foto: KALLXO.com

Urdhër-Arrest për Albin Kurtin, Albulena Haxhiun e Donika Kadajn

Pasi deputetët e Vetëvendosjes të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, përveç Faton Topallit nuk u paraqitën në gjykatë, gjykata lëshoi urdhër-arrest për Albin Kurtin, Albulena Haxhiun e Donika Kadaj- Bujupin.

Për këta të tre gjykata kërkoi të arrestohen dhe të dërgohen në qenndër të ndalimit.

Kurti e Kadaj-Bujupi munguan edhe në seanca tjera të këtij gjykimi.

Më herët gjykata kishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim për Kurtin e Kadaj-Bujupin, por policia nuk i gjeti sot ata në shtëpi.

http://kallxo.com/albin-kurtin-po-e-kerkon-policia/

http://kallxo.com/policia-ne-aksion-kerkon-edhe-donika-kadaj-bujupin/

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.