Universiteti i Prizrenit - Foto: Kallxo.com

Universitetet Hapen për 15,478 Studentë

Që nga nesër maturantët kosovarë do të kenë mundësi të aplikojnë për 15, 478 të hapura për pranim në universitetet publike të Kosovës.

Universitetet publike në Kosovë nga nesër do të hapin konkursin për pranimin e studentëve të rinj.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka aprovuar sot numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës.

Në këtë numër përfshihet edhe kuota 12 përqind për komunitetet pakicë.

Gjithashtu një kuotë e veçantë do të jetë  për studentë nga viset e tjera shqiptare dhe për familjarët e ngushtë të dëshmorëve

Më poshtë janë të listuar numrat e studentëve që do të pranohen në universitetet përkatëse të komunave

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” pranon 7806 studentë .

Universiteti i Mitrovicës  “Isa Boletini”  pranon 1283 studentë.

Universiteti “ Fehmi Agani në Gjakovë  pranon  640 studentë.

UniveRsiteti “Haxhi Zeka”, në Pejë 2502 studentë .

Universiteti, “Ukshin Hoti” në Prizren pranon 1330 studentë.

Universiteti “Kadri Zeka”, në Gjilan pranon 1376 studentë

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj pranon 550 studentë.

Këto numra të publikuara nga MASHT vlejnë për nivelin e parë të studimeve.