Logo e UNICEF-it - Foto: REL

UNICEF: Rreth 400 Mijë Fëmijë në Kongo Përballen me Kequshqyerje

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) ka thënë se të paktën 400,000 fëmijë nën moshën 5 vjeçare në rajonin Kasai të Kongos janë duke u përballur me kequshqyerje.

Kjo agjenci ka thënë se kësaj situate i ka kontribuar dhuna, shpërnguljet dhe ulja e prodhimit agrokulturor.

Prandaj në rast se nuk ofrohet ndihma për këta fëmijë, ata mund të vdesin gjatë vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesja e kësaj organizate në Kongo, Dr. Tajudeen Oyewale, ka thënë se shkalla e vërtetë e problemit është duke u bërë më e qartë, pasi është rritur siguria në disa zona dhe familjet po kthehen nëpër shtëpitë e tyre.

Sipas UNICEF-it, rreth 220 qendra mjekësore janë shkatërruar apo dëmtuar, ndërsa 1.4 milion persona janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Kisha katolike ka vlerësuar gjatë vitit të kaluar që më shume se 3,300 persona kanë mbetur të vdekur gjatë luftimeve në rajonin Kasai. (REL)