UNDP Udhëzon Nxënësit Kundër Korrupsionit

Nxënësit dhe mësimdhënësit e klasëve të gjashta në Kosovë do të mësojnë lidhur me korrupsionin dhe luftën kundër tij.

Përveq mësimeve të zakonshme në lëndët e Edukatës Qytetare, Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe Historisë, nxënësve do tu shtohen disa module që kanë të bëjnë me temat e korrupsionit.

Kjo gjeneratë ka përfituar nga një projekt i Program i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) që doli me një udhëzues për të luftuar korrupsionin.

Arsyeja për këtë udhëzues sipas Mato Meyer, Këshilltar i lartë i UNDP-së në Kosovë është që lufta për korrupsionin të nxitet nga moshat e reja.

“Ne mendojmë që përmes arsimit të rinisë ua mesojmë ta luftojn korrupsionin së bashku me shoqerin civile dhe partneret tjerë”, tha Meyer

Kjo ide u vlerësua edhe nga Zëvendës Ministri i Arsimit, Arbër Geci që konsideron që kjo është një masë parandaluese ndaj dukurisë së korrupsionit.

”Fëmijët janë shumë të ekspozuar ndaj temave të korrupsionit dhe kjo mund të ketë pasoja shumë të mëdha. Në Kosovë jemi marrë vazhdimisht me pasoja të korrupsionit asnjëherë nuk është punuar për ta parandaluar atë”, tha Geci.

Në anën tjetër Bujar Gallopeni, ekspert lokal tregoi mënyrat se si do të trajtohen s temat e korrupsionit në një pjesë të madhe të kurrikulës në arsimin parauniversitar.

“Temat e edukimit kundër korrupsionit në kurrikulën e arsimit parauniversitar te jenë pjesë te lendeve Gjuhë Shqipe, Edukatë qytetare, Histori për klasën e 6. Në klasën e 7 nxënësit të mësojnë për korrupsionin në aspektin social. Në klasën e 8 kemi dal deri tek definimi i temave që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me definimin e temave për korrupsionin. Definimi i korrupsionit, shkaqet, pasojat e mundshme etj…” tha Gallopeni.

Udhëzuesi kundër korrupsionit u bë përmes projektit “Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korruspionit në Kosovë II”, mbështetur nga qeveritë zvicerane dhe daneze, e në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.