Gjykimi i Ukë Rugovës dhe të tjerëve | Foto: KALLXO.com

Ukë Rugova Sërish Deklarohet i Pafajshëm në Gjyqin për Vizat

Ukë Rugova u deklarua edhe sot i pafajshëm në gjykimin e tij dhe 19 personave të tjerë për aferën e vizave italiane.

Kjo është hera e dytë brenda pesë muajsh që i biri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova deklarohet rreth fajësisë në këtë proces.

Të pafajshëm u deklaruan edhe 19 të akuzuarit e tjerë.

Një seancë fillestare lidhur me këtë gjykim ishte mbajtur edhe në gusht të vitit të kaluar, por gjykimi u kthye në fillim pasi u ndryshua aktakuza.

Prokurori Allen Cansik në dhjetor të vitit të kaluar ndryshoi aktakuzën ndaj Rugovës dhe grupit të cilin prokuroria pretendon se ai e udhëhoqi, duke e zvogëluar për disa muaj periudhën kohore në të cilën të akuzuarit sipas organit të ndjekjes kryen veprimet e tyre të paligjshme.

Sipas aktakuzës, Ukë Rugova ka krijuar organizuar, mbikëqyrur, menaxhuar ose drejtuar aktivitetet e një grupi kriminal qëllimi i të cilit ishte përfitimi material duke furnizuar individë me viza Schengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes korrupsionit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, nga 31 korriku 2012 deri më 5 shkurt 2014, Ukë Rugova ka udhëhequr grupin kriminal në marrjen e 556 vizave italiane Shengen nga Ambasada e Italisë në Prishtinë.

Raportin e plotë të seancës së sotme dhe të tjerët për këtë rast mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.

http://kallxo.com/uke-rugova-deklarohet-i-pafajshem-2/