‘Ujëvara e Ngrirë’ në Spitalin e Vushtrrisë

KALLXO.com raportoi para dy ditëve për defektet e investimeve që kushtuan 7 milionë euro.

Fotografi të dëmtimeve të bëra në këtë spital ishin dërguar në KALLXO.com nga një qytetar.

Drejtori i spitalit, Hajrullah Saraqi, kishte premtuar se dëmtimet në ullukët e ndërtesës së spitalit dhe në disa pjesë të brendshme, do të sanohen shpejt, por xhirimet e KALLXO.com të bëra gjatë të enjtes dëshmojnë se gjendja në spital vazhdon të jetë e njëjtë dhe copat e akullit që si pasojë e të ftohtit kanë ngelur në fasadën e jashtme të ndërtesës krijojnë përshtypjen e një ujëvare të ngrirë.