Matthew Heimbach mban veshur një bluzë me motive fashiste rumune gjatë një proteste në Charlottesville. Foto: Steve Helber/AP.

Udhëheqësi Nacionalist i Charlottesville i Frymëzuar nga Fashizmi Rumun

Udhëheqësi i nacionalistëve të bardhë, tubimi i të cilëve u bë e dhunshme në qytetin amerikan të Charlottesville u frymëzua nga lëvizja fashiste e Rumanisë, e cila vrau dhjetëra mijëra në masakra dhe Holokaust.

Organizatori i tubimit të së shtunës së nacionalistëve të bardhë, “E djathta e Bashkuar” në Charlottesville, ka bërë tituj në Rumani pasi kishte veshur një këmishë ku portretizonte një udhëheqës fashist të Luftës së Dytë Botërore të Rumanisë në një seancë dëgjimore të hënën.

Mateu Heimbach, 26 vjeç, kreu i Partisë së Punëtorëve Tradicionalë me bazë në Indiana dhe bashkë-themelues i Rrjetit Rinor Tradicional, kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurta me fotografinë e rumunit, Corneliu Zelea Condreanu, kreu i Legjionit Fashist të Shën Michael Arkangjelit dhe partisë politike “Garda e Hekurit”.

Partia qëndronte prapa disa masakrave ku u vranë dhjetëra mijëra çifutë rumunë në fund të viteve 1930 dhe gjatë Holokaustit.

Heimbach është i mirënjohur në mesin e nacionalistëve të bardhë amerikanë pas rastit në gjykatë për nxitjen e një proteste në një tubim të Donald Trump në Kentaki në vitin 2016.

Ai ishte një nga organizatorët e tubimit të së shtunës në Charlottesville, ku u panë nacionalistët e bardhë, neo-nazistët dhe anëtarët e Ku ​​Klux Klan që u përleshën me protestuesit antifashistë, një prej të cilëve u vra nga një shofer i cili u përplas në turmë.

Heimbach pastaj veshi bluzën me fashistin rumun në gjykatë në Charlottesville, ku shoferi u shfaq në një seancë dëgjimore.

Bluza nuk tërhoqi vëmendjen e mediave amerikane, por rumunët menjëherë njohën fytyrën e njohur të Corneliu Zelea Condreanu dhe imazhi u përhap në mediat sociale.

Heimbach është një admirues i deklaruar i fashistit rumun dhe thotë se është i lidhur me njerëz që ndajnë pikëpamjet e tij, jo vetëm në Rumani, por në disa vende të Evropës Lindore dhe Ballkanit.

Në një intervistë të publikuar në korrik të vitit 2016 pas Konventës Kombëtare Republikane ku ai u paraqit me nacionalistët e bardhë për të mbështetur Donald Trump, Heimbach tha se ai e shikonte lart “Corneliu Codreanu të Gardës së Hekurt [të Rumanisë], Jose Antonion e Falangës Spanjolle, Sir Oswald Mosley nga BUF [Bashkimi Britanik i Fashistëve], Léon Degrelle nga Partia Rexiste [Belge]”.

Ai gjithashtu tha se admironte “Baathistët, Bashar al-Assad, më parë Sadamin, kolonel Qaddafin”.

Sipas faqes së internetit të ‘Rrjetit Rinor Tradicional’, të cilin e drejton Heimbach, ai është i lidhur mirë me lëvizjet fashiste të Europës Lindore dhe Ballkanike.

Ai u takua dhe mësoi nga ‘Agimi i Artë’ në Greqi dhe mori pjesë në një takim nacionalist ortodoks ndërkombëtar në Shën Petersburg në Rusi.

Faqja e tij gjithashtu përmban një reklamë për një përkthim në gjuhën angleze të një libri nga Corneliu Zelea Codreanu, ‘Për Legjionarët e mi’, i cila përmban një parathënie nga shkrimtarja dhe aktivistja famëkeqe neo-naziste, Kerry Bolton.

Heimbach ka botuar një përmbledhje të tij në faqen e internetit, duke shënuar cilësitë që e bëjnë një ‘nacionalist të mirë të bardhë’ sipas mësimeve të Codreanus – ushtrimeve fizike, duke shkuar në kishë, duke u lutur dhe duke agjëruar.

“Unë nuk e identifikoj veten si neonazist. Unë e konsideroj frymëzimin tim më të madh shpirtëror Legjionin e Shën Michael Arkangjelit”, tha gjithashtu Heimbach në një intervistë të botuar në vitin 2015.

“Kur shkova në Rumani me gruan time, kur bisedova me disa persona të vjetër që kujtojnë Legjionin, pashë të krishterë ortodoksë të përulur dhe të dashur të cilët ishin të gatshëm të vuanin torturën për dekada në burg”, shtoi ai.

Legjioni i Arkangjelit Michael u themelua në vitet 1920, kur studentët e universitetit formuan grupe anti-semite të cilat kryen masakrën e parë rumune në vitin 1927, në qytetin perëndimor të Oradeas, në Transilvani.

Në mesin e viteve 1930, partia fashiste “Garda e Hekurit”, krahu politik i Legjionit, mori përgjegjësinë për vrasjen e disa figurave çifute.

Në qershor të vitit 1941, oficerë të ushtrisë rumune dhe gjermane, të mbështetur nga policia e Gardës së Hekurt, rrethuan çifutët në qytetin lindor të Iasit dhe në Bukuresht, shkatërruan sinagogat dhe shtëpitë, dhe vranë 13,000 njerëz.

Codreanu, i quajtur “kapiten” nga shokët e tij Legjionarë, u vra në vitin 1938 së bashku me 13 anëtarët e tjerë të partisë, me urdhër të mbretit rumun Charles II.

Legjioni është ende aktiv në Rumani dhe ka një faqe interneti, por nuk ka kërkuar leje për të organizuar një ngjarje publike që nga viti 2013.

Heimbach filloi të bënte tituj në vitin 2012 pasi themeloi Unionin e Studentëve të Bardhë në Universitetin Towson në Baltimore, Maryland dhe përsëri në vitin 2014, kur u bashkua me Kishën Ortodokse Lindore, por u largua për nxitje të racizmit dhe fashizmit.