Nga aksioni i policisë për arrestimin e të dyshuarve për sulmin në Kuvend | Foto: KALLXO.com

U Vazhdohen Masat të Dyshuarve për Sulmin në Kuvend

Masat e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak u janë vazhduar të arrestuarve për sulmin në kuvend.

Lajmin e ka bërë të ditur për KALLXO.com Tomë Gashi, avokati i Petrit Ademit.

Sipas Gashit, paraburgimi prej dy muajsh u është vazhduar Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Astrit Deharit, ndërsa edhe për dy muaj tjerë do të qëndrojnë në arrest shtëpiak Frashër Krasniqi, Adea Batusha dhe Petrit Ademi.

Gashi tha se do të ankohet për vazhdimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tij.

“Do të bëj ankesë sepse nuk ka asnjë arsye për masë sigurie,” tha Gashi.

Gjashtë personat u arrestuan më 30 gusht nën dyshimet për sulmin në Kuvend.

http://kallxo.com/publikohen-emrat-e-te-arrestuarve-per-bomben-ne-kuvend/

Sulmi me mjet shpërthyes në Kuvendin e Kosovës ndodhi më 5 gusht.

http://kallxo.com/sulmohet-me-mjet-shperthyes-kuvendi-i-kosoves/