U Mbledh Paratë Fëmijëve që Kërkonin Lëmoshë, Arrestohet nga Policia

Një person është arrestuar dje në Sheshin “Shatërvan” në Prizren pasi është zënë nga policia duke keqtrajtuar disa fëmijë.

Sipas raportit të policisë i dyshuari është kapur duke u mbledhur paratë disa fëmijëve (familjarë të tij) që ishin duke kërkuar lëmoshë.

I dyshuari është  intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia disa herë ka zhvilluar aksione kundër lëmoshë-kërkuesve.