Foto: Ilustrim

U Gjendet Narkotik, Sulmojnë Policët

Policia njofton se mbrëmë rreth orës 20:30 në Fushë-Kosovë janë arrestuar dy persona pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy cigare të mbushura me substancë që dyshohet të jetë narkotik i llojit “marihuanë” si dhe dy thika.

Të dyshuarit gjatë arrestimit kanë kërcënuar zyrtarët policorë dhe i kanë goditur të njëjtit fizikisht, duke u shkaktuar lëndime të lehta  trupore.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia po e trajton rastin si “posedim i narkotikëve” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.