Tym i Dendur nga 'Kosova B' (FOTO)

Termocentrali Kosova B në Obiliq sot po liron tym të dendur nga tymtarja që ka shkaktuar përveç tjerash edhe pluhur nëpër këtë qytet.

Në fotografitë që një qytetar i ka dërguar në KALLXO.com shihet tymi i bardhë që del nga ky oxhak.

Në redaksi kanë ardhur edhe fotografi që dëshmojnë për pluhurosjen e veturës nga ambienti i ndotur momental në këtë qytet.