Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Foto: REL/AP

Tusk kritikon Trumpin

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka kritikuar “këmbëngulësinë” e Shteteve të Bashkuara nën presidentin Donald Trump, që ka thënë se ia ka hequr “Europës të gjitha iluzionet”.

Tusk i bëri këto komente sot në Sofje të Bullgarisë, para samitit të Bashkimit Europian, ku vendimi i ShBA-së për të braktisur marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe kërcënimi për të vendosur tarifa të reja mbi aluminin dhe çelikun do të diskutohet.

“Përveç sfidave tradicionale politike, siç është rritja e Kinës apo qëndrimi agresiv i Rusisë, ne jemi dëshmitar të një fenomeni të ri: këmbngulësisë së administratës amerikane”, u shpreh Tusk.

“Duke shikuar vendimet e fundit të presidentit Trump, dikush mund edhe të mendoj: me shok të tillë, kujt i duhen armiq”, shtoi ai.

“Por, sinqerisht, Europa duhet të jetë mirënjohëse ndaj presidentit Trump sepse falë atij, ne kemi hequr dorë nga të gjitha iluzionet”, ka thënë tutje Tusk.

Megjithatë, ish-kryeministri i Polonisë gjithashtu insistoi se “Europa duhet të bëjë gjithçka për të mbrojtur marrëdhëniet transatlantike”./REL