Turqia Ndjehet e Provokuar nga Ushtaraku Rus

Turqia  akuzoi Rusinë për një “provokim” pasi që të dielën një ushtarak në kuvertën  e një anije të marinës ruse thuhet se mbante  një raketahedhës teksa anija kaloi nëpër Stamboll.

Marrëdhëniet në mes të këtyre shteteve janë përkeqësuar ndjeshëm qëkur Turqia javën e kaluar u bë anëtarja e parë e NATO-s i parë në më shumë se gjysmë shekulli  që rrëzoi një avion rus, i cili u tha se kishte shkelur hapësirën ajrore të saj, ndërsa fluturonte mbi Siri.

Një kanal televiziv shfaqi fotografitë ku u pa një ushtarak duke tundur një raketahedhës në kuvertën e anijes ruse teksa kaloi  të shtunën nëpër Ngushticën e Bosforit, në qytetin e Stambollit, ku u tha  se anija  besohet të ketë qenë rrugës për në Siri.

“Një ushtar rus që shfaq një raketahedhës apo diçka të ngjashme teksa kalon në një luftanije për ne është një provokim,” tha ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu për Gazetën Hyriet.

“Nëse ne e perceptojnë një situatë kërcënuese, ne do të japim përgjigjen e nevojshme,” deklaroi ai.

Bosfori ofron të vetmen rrugë kalimi për oqeanet e botës për flotën ruse të Detit të Zi.

Një traktat i Luftës së Parë  Botërore  e detyron Turqinë të lejojë të gjitha anijet të kalojnë në kohë paqeje.

Marrë nga Reuters