Emigrantë Ilegalë në Turqi – Foto: Rtv21

Turqia Ndalon Afro 100 Emigrantë Ilegalë

Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar 96 emigrantë ilegalë në disa operacione në pjesë të ndryshme të Turqisë.

Policia në rajonin veriperëndimor Odrin dje kanë takuar 13 refugjatë sirianë, të cilët kanë tentuar ta braktisin Turqinë.

Në operacionin policor janë arrestuar dy tregtarë me njerëz, prej të cilëve njëri ka qenë shofer i kamionit të vogël, ku janë zbuluar emigrantët.

Në një autogarazh në rajonin Hataj janë kapur gjithsej 83 irakianë, të cilët ilegalisht kanë hyrë në Turqi, kumtoi një burim policor. /21Media