Flamuri turk - Foto: REL/AFP

Turqia Mund ta Zgjasë Gjendjen e Jashtëzakonshme

Këshilli për Siguri Kombëtare i Turqisë ka rekomanduar që të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme edhe për tre muaj.

Ky rekomandim i këshillit me gjasë do të miratohet nga Parlamenti turk.

Që prej grushtit të shtetit të dështuar të korrikut të vitit 2016, Turqia ka miratuar gjashtë herë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Reuters.

Ankaraja zyrtare e akuzon klerik Fethullah Gulen se qëndron prapa puçit të dështuar. Ky i fundit mohon çdo përfshirje në këtë rast. (REL)