Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri - Foto: KALLXO.com

Turqia Ka Kërkuar nga Kosova Ekstradimin e 7 Personave

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se nga Republika e Turqisë kanë pranuar kërkesa për ekstradimin e shtatë shtetasve turq që kanë jetuar në Kosovë.

Ai në seancën e jashtëzakonshme e cila po mbahet për depërtimin e gjashtë shtetasve turq për në Turqi, tha edhe se që nga koha e ardhjes në MD ka nënshkruar 47 kërkesa për ekstradim.

“Nuk kam kompetencë me tregu se a janë zbatu ose jo kompetencat se janë zbatuar apo jo procedurat e parapara me ligj”, tha ai.

“Po është e vërtetë që Republika e Turqisë përmes organeve të saj ka bërë kërkesë për ekstradim për disa shtetas turq që kanë qëndruar në Kosovë. Ministria e Drejtësisë ka pranuar një kërkesë nga Republika e Turqisë kërkesa për ekstradim të 7 personave. Të gjitha ekstradimet që i kam nënshkruar sa janë gjithsej 47 i kam bërë me anë të ligjit”, tha më tutje Tahiri.

Ai shtoi se në vitin 2017 janë depërtuar nga Kosova 344 persona.

“Sa i përket depërtimin, e sot nuk e kemi ministrin e brendshëm që të ju informoj. Por po ju them unë se në vitin 2017 nga Kosova janë depërtuar 344 persona, për këta persona përpos organeve përgjegjëse nuk është në dijeni presidenti, as kryeministri as ministri i drejtësisë sepse është përgjegjësi e policisë dhe MPB për qëndrim të jashtëligjshëm në Kosovë. Çdo depërtim ndodh në bashkëpunim mes dy shteteve. Sa i përket mjeteve të transportit, ne si institucione të Kosovës s’kemi mundësi të organizojmë transport privat”, tha ai.