Policia turke gjatë një aksioni - Foto: Rtv21

Turqia Arreston 283 Pjesëtarë të Dyshuar të ISIS-it

Policia turke ka arrestuar në të gjithë vendin 283 persona si të dyshuar se i takojnë ISIS-it, bëjnë të ditur sot zyrtarët turq.

Arrestimi siç thuhet është kryer në 11 ditët e fundit dhe në 25 provinca të Turqisë.

Gjatë këtij operacioni policia ka zbuluar 66 pajisje eksplozivi.

Në mesin e të arrestuarve 96 janë shtetas turq derisa 187 të huaj por nuk precizohet se nga cilat vende, transmeton Asociated Press.

ISIS konsiderohet përgjegjëse për disa sulmet që kanë ndodhur në Turqi në të cilat që nga viti 2015 janë vrarë më shumë se 300 persona. /21Media