Donald Trump dhe Piers Morgan, Foto: BBC

Trump: Unë do të Negocoja Ndryshe për Brexit

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump në një intervistë përballë gazetarit Piers Morgan të ITV ka thënë se ai do të kishte marrë një qëndrim ndryshe nga kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May në negociatat me BE-në për Brexit-in.

“Unë do të kisha marrë një qëndrim më të ashpër për Brexit-in”, ka theksuar Trump në intervistë.

Kryeministrja britanike u akuzua në “Sunday Telegraph” se po e mban Britaninë e Madhe “në BE me të gjitha të tjerat, përveçse me emër” nga ish-ministrja e kabinetit qeveritar, Theresa Villiers.