Presidenti i ShBA-së, Donald Trump. Foto: Facebook.

Trump Triumfon Ndaj Clintonit

Donald Trump do të bëhet presidenti i 45-të amerikan pas një fitoreje befasuese mbi kandidaten  demokrate Hillary Clinton.

Trump do të jetë presidenti i parë në historinë e SHBA-vë që nuk do të ketë në CV-në e tij angazhime të mëparshme politike apo ushtarake.

Trump deri te fitorja arriti pasi që fitoi në disa prej shteteve kryesore siç janë Florida, Ohio dhe Karolina Veriore duke i hapur rrugën vetes për përmbysje të llojit Brexit-style.

Trump deri më tani ka siguruar mbi 270 vota elektorale përkundër 218 të atyre që i ka siguruar Clinton deri më tani.