Ish-sekretar i shtetit të ShBA-së, Rex Tillerson, Foto: Reuters

Trump Shkarkon Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka shkarkuar Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, duke e zëvendësuar atë me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.

Duke falënderuar Tillersonin për shërbimin e tij në Twitter, Trump tha se Sekretari i ri i shtetit do të bëj “një punë fantastike”.

Tillerson, ish-shefi ekzekutiv i ‘ExxonMobil’, u emërua në këtë pozitë pak më shumë se një vit më parë.

Presidenti gjithashtu emëroi Gina Haspelin si drejtoren e parë grua të CIA-s.