Presidenti amerikan, Donald Trump - Foto: Rtv21

Trump: Negocimi me Korenë e Veriut Është Humbje Kohe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka thënë Sekretarit të Shtetit se po humbet kohë në përpjekjet për të negociuar me Korenë e Veriut mbi programin e saj bërthamor.

“Ruaje energjinë Rex, ne do të bëjmë atë që duhet të bëhet!” ka shkruar Trump në “Twitter”.

Tillerson të shtunën tha se Koreja e Veriut nuk kishte interes për dialog.

Të dyja vendet janë lëshuar në një retorikë të nxehtë gjatë muajve të fundit.

SHBA dëshiron që Koreja e Veriut të ndalë programin e saj të armëve, e cila ka kryer teste të përsëritura të raketave dhe më 3 shtator testin e një bombe hidrogjeni.

Por, përpjekjet në dialog duket të jenë në kundërshtim me qëndrimin e presidentit Donald Trump për këtë çështje.

Të dielën ai foli për udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un: “I thashë Rex Tillerson, sekretarit tonë të mrekullueshëm të shtetit, se po humbet kohë duke u përpjekur të negociojë me ‘Little Rocket Man’./21Media