Donald Trump. Foto: Facebook

Trump Kërcënon me ‘Shkatërrim të Plotë‘ Korenë Veriore

Një pjesë të madhe të fjalimit të tij të parë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ia ka kushtuar Koresë Veriore.

Siç raporton BBC, Trump ka kërcënuar se ShBA do ta shkatërrojë Korenë Veriore nëse do të detyrohet të mbrojë veten ose aleatët.

“Nuk do të kemi zgjidhje tjetër pos ta shkatërrojmë tërësisht Korenë Veriore”, ka deklaruar presidenti amerikan.

Pasi e ka quajtur homologun e tij verikorean Kim Jong-un “Rocket Man” (“Njeri raketë”), presidenti Trump tha se ai ka ndërmarrë një “mision vetëvrasës për vete dhe regjimin e tij”.

Ditë më parë, edhe Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj testeve të bombave dhe raketave nukleare,

http://kallxo.com/qeveria-e-kosoves-denon-provokimet-e-korese-se-veriut/