Donald Trump. Foto: Facebook

Trump Kërcënon Sërish Korenë Veriore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar sërish Korenë Veriore.

Siç raporton BBC, presidenti Trump në profilin e tij në “Twitter” ka thënë se zgjidhjet ushtarake janë plotësisht të gatshme dhe të gatshme për përdorim nëse Koreja Veriore vepron në mënyrë të pamençur. “Shpresoj se Kim Jong Un do të gjejë një rrugë tjetër”, ka shkruar ai.

Sipas BBC-së, Donald Trump ka shkruar kështu pasi që Pheniani e akuzoi atë se po e çon gadishullin korean drejt një lufte nukleare.

Koreja Veriore ka njoftuar se ka në plan të gjuajë raketa afër ishullit amerikan Guam, që gjendet në Paqësor.