Foto: CNN

Trumb Mbështet Japoninë, Pas Raketës Koreano-Veriore

 

Një raketë e hedhur nga Korea Veriore flurutoi në mëngjesin e djeshëm mbi ishullin japonez, Hokkaido, bën të ditur CNN.

Raketa me rreze të mesme u hodh orës 6 të mëngjesit të orës lokale të Japonisë. Kryeministri Japonez Shinzo Abe e quajti këtë raketë si sulmin si “më seriozin e më të rëndin”.

Ai bëri të ditur se pas kësaj ngjarje ka pasur një telefonatë 40-minutshe me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Gjatë telefonatës Trump tha se qëndrojnë me mbështetje të Japonisë.

Ndërkaq Abe shtoi se u pajtua me presidentin amerikan rreth “shtimit të presionit” ndaj Koresë Veriore në Këshillin e Sigurimit në O.K.B dhe se do të mbajnë mbledhje të jashtëzakonshme të këtij të fundit, raporton CNN.