TRIUMFI

‘Drejtësia në Kosovë’ sjell intervistën ekskluzive me Andrew Carney, prokurorin ndërkombëtar të rastit Sekiraqa.

Në bisedën e zhvilluar pak orë pas shpalljes së dënimit të Enver Sekiraqës, Carney ka përshkruar profilin e Sekiraqës duke dhënë detaje për mënyrën se si prokuroria arriti të sigurojë prova për ta dënuar atë.

Në detaje të tjera Carney flet për mënyrën se si EULEX negocioi me Sekiraqën dhe për deklaratat e dhëna nga ai për krimet e luftës.

Duke folur për këto deklarata, Carney ka sqaruar se një prokuror tjetër i EULEX është duke u marrë me pretendimet e Sekiraqës për krimet e kryera gjatë kohës së luftës

Në pjesën tjetër të emisionit ndiqni një përmbledhje të ngjarjeve kryesore të cilat shoqëruan rastin Sekiraqa që nga paslufta e deri në dorëzimin e tij, përfshirë pjesë nga intervista e pa transmetuar e Sekiraqës dhënë për “Drejtësia në Kosovë” pak ditë para arrestimit të tij.