Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Tri të Vdekura në një Aksident

Mbrëmë rreth orës 23:00 në një aksident mes dy makinave në Baicë të Istogut kanë vdekur tri pasagjere që po udhëtonin me to.

Lajmi për aksidentin bëhet i ditur në raportin e përditshëm të policisë.

“Viktimat fillimisht dërgohen ne Spitalin e Pejës ku nga mjeku kujdestar konstatohet se dy viktima femra janë pa shenja jete, ndërsa viktima e tretë femër ndërron jetë në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raportin policor.

Policia tregon se aksidenti ndodhi kur vozitësi i njërës nga makinat të përfshira në aksident goditi makinën tjetër.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të të vdekurave u janë liruar familjarëve.

KALLXO.com shkroi dje edhe për një aksident në Pejë ku u lënduan gjashtë persona.