FOTO NGA AKSIDENTI

Treni godet veturën në Ferizaj

Në fshatin Nikadin të Ferizajt një makinë është goditur nga treni rreth orës 13:00.

Nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale –  janë këto vendkalime të cilat nuk kanë barriera dhe rastet kur makinat goditen nga treni nuk janë të rralla, shkruan portali vendas ferizajpress.com

Lajmin për KALLXO e kakonformuar edhe Basri Shabani nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt.

“Treni ka qenë duke lëvizur në drejtim të Hanit të Elezit, në dalje të farizajt. Nuk ka të lënduar, pasi pasagjerët kanë arritur të largohen nga vetura”, ka thënë Shabani.

Në drejtorinë e Infrastrukturës ditë më parë kanë bërë të ditur se këto vendkalime do të bëhen më nënkalime për makina ku thuhet se një pjesë e këtyre projekteve është edhe në fazën e tenderimit.