Pamje nga një aksident i mëparshëm i trenit - Foto: KALLXO.com

Treni Godet një Qytetar

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:15 afër Stacionit të Trenit në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj, tha për KALLXO.com se një qytetar është goditur nga një tren në lëvizje në rr. “Tirana”, në kryeqytet.

Sipas zëdhënëses, personi i goditur nga treni është i gjinisë mashkullore.

“I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, tha ajo për KALLXO.com.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes me të marrë informacionin, tha Florie Ahmeti-Haziraj.