Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova - Foto: KALLXO.com

Trendafilova: Gjykata Speciale Ndjek Individët e Jo Organizatat

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, tha sot në një konferencë për media në Prishtinë se mandati i Gjykatës Speciale është që të ndjekë raste kundër individëve dhe jo organizatave apo etnitete.

Trendafilova është duke shpjeguar historikun e themelimit të Dhomave të Specializuara, të cilat do të gjykojnë rastet e dyshuara të krimeve që pretendohet të jenë kryer nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

KALLXO.com është duke e transmetuar LIVE këtë konferencë të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, për të cilën kjo është vizita e parë që kur ka marrë këtë pozitë.