Dënimi për vrasje në tentativë | Foto: Gjykata në Ferizaj

Tre Vjet Burg për Vrasje në Tentativë

N.B. u gjet fajtor nga Gjykata Themelore në Ferizaj dhe u dënua me 3 vjet për tentim-vrasjen ndaj të dëmtuarit të këtij rasti E. B.

Sipas aktakuzës, N. B. në vitin 2015  në Ferizaj me dashje ka tentuar ta vrasë të dëmtuarin E. B. për shkak të një borxhi të mëhershëm  prej 5 mijë eurove.

Gjithnjë sipas aktakuzës, N. B. në parkingun e veturave afër një marketi në Ferizaj, e ka pritur të dëmtuarin të cilin më pas e ka goditur me thikë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

KALLXO.com ka shkruar edhe për vrasje tjera të mbetura në tentativë dhe për procese gjyqësore në lidhje me raste të tilla.